RCCOLA

“Intelektualët” ndihmojnë Shqipërinë pas tërmetit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Tifozët “Intelektualët” e FC Dritës, sot në qendër të qytetit kanë hapur takimin e tyre me të gjithë ata që duan ta ndihmojnë popullin e Shqipërisë pas tërmetit që e goditi sot në orët e hershme të mëngjesit.

Tifoklubi “Intelektualët” me ndihmat e dhuruara nga shumë qytetar të Gjilanit në ora 21:00, do të nisen drejt shtetit të Shqipërisë.

Fundamenti

Siç mësohet janë mbledhur një numër i konsiderueshëm i gjërave elementare për popullin e Shqipërisë nga fatkeqësia natyrore e tërmetit, duke ju dal në ndihmë në këto momente tejet të vështira./rajonipress/