“Intelektualët” me super – koreografi kushtuar Epopesë së UÇK-së
Gjilan – Tifozët e Dritës, Intelektualët, në ndeshjen derbi të javës së 22-të kundër Prishtinës, kishin përgatitur një super-koreografi kushtuar Epopesë së UÇK-së.
“Intelektualët” shpalosën një flamur gjigant kombëtar, e me pas shpalosën edhe një fotografi të familjes Jashari me Adem e Hamëz Jasharin, dhe me një mesazh “Ju na mësuat si duhet Atdheu”./rajonipress/


