UBT

“Intelektualët” kujtojnë presidentin historik të Dritës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tifozët e Dritës, “Intelektualët”, kanë përkujtuar presidentin historik të klubit, Selami Osmani-BEZI, në 10 vjetorin e vdekjes së tij.

Në faqen e tyre në facebook, Intelektualet, kanë shkruar. 10 vite pa presidentin tonë të përjetshëm, pa figurën ikonike të qytetit dhe klubit, Selami Osmanin!

President, vitet ikin, por kujtimet mbeten. Mbeten dhe nuk harrohen kurrë, sepse ti i bëre të paharrueshme të gjitha momentet, periudhën dhe kohën tonë së bashku. President, nuk do të harrojmë asnjëherë, jo vetëm për sukseset dhe arritjet e mëdha të Dritës me Ty, por edhe për dashurinë tënde të pashtershme ndaj klubit dhe tifozërisë, ku edhe sot rrugëve të qytetit me nostalgji i kujtojmë shumë sakrifica që Ti kurrë nuk i kurseve për klubin e vetëm në qytet, klubin më të madh në vend.

FIDANISHTJA

President, edhe sot një dekadë pa Ty, Ti me të vërtetë je i pazëvendësueshëm, por ne besojmë shumë se shpirti yt po pushon i qetë në paqe, teksa klubi yt i zemrës, Krenaria e Qytetit, po e shpërblen mundin tënd, duke vazhduar me hapat e kampionit, tashmë edhe në arenën evropiane, në krye me dy presidentë shumë të suksesshëm dhe të respektuar, si Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku.

Ne do të mundohemi gjithmonë, sa të ketë jetë, që rrugëtimin dhe amanetin tënd t’a qojmë deri në fund. DRITA të shëndrrisë si në kohën tënde, DRITA të jetë kampione si në epokën tënde, sepse ndryshe nuk guxon të ndodhë!

Selami OSMAN – DRITËS i mungon Selami OSMAN ~ DRITA Kampion!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.