FIDANISHTJA

“Intelektualët”, do të bëjmë spektakël në Prishtinë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Tifozët e Dritës “Intelektualët”, ka disa ditë që bëjnë përgatitjet e tyre për sfidën e finales së DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll. Finalja futbollistike e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Prishtinë në mes Prishtinës e Dritës ka zgjuar kërshërinë e shumë dashamirëve të futbollit jo vetëm tek “Intelektualët” por në të gjitha trevat e Republikës së Kosovës.

Tifozët e Dritës “Intelektualët” të cilët konsiderohen më të zëshmit në Kosovë kanë parapa spektakël në shkallët e stadiumit në Prishtinë, duke u bërë futbollisti i 12-të i djelmoshave “bardh e kaltër” të Dritës.

“Intelektualët” për 33 javë rresht nëpër shi, borë e temperatura të larta si jashtë qytetit të Gjilanit njëashtu edhe si nikoqirë asnjëherë nuk u ndalën duke i përkrahur idolët e tyre të KF Dritës.

Për udhëheqësin e “Intelektualëve” Taulant Byqmetin, dita e shtune në Prishtinë do të jetë një ditë e veçantë për tifozët e Dritës “Intelektualët” dhe skuadrën e Dritës.

“Ne menjëherë pas ndeshjes së fundit të Superligës së Kosovës në futboll jemi për çdo dit duke organizuar agjendën tonë për finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, gjerë më tani kemi organizuar rreth 27 autobusë në mënyrë të rregullt për tifozët tanë, do të jetë një atmosferë e madhe të cilën do ta krijojmë së pari në Gjilan, pastaj rrugës deri në stadiumin e Prishtinës jemi organizuar si asnjëherë më parë, do të jetë diçka që asnjëherë nuk është parë në stadiumet tona”.

KKVITI

Byqmeti ka bërë të ditur së për posë autobusëve në mënyrë individuale kryeqytetit do tja mësyjnë edhe shumë vetura private.
“Sipas informacioneve që kemi në shkallët e stadiumit në Prishtinë do të jemi mbi 3000 “Intelektualë”, do të japim gjithçka nga vetja që të kontribuojmë dhe t`i stimulojmë futbollistët tanë drejt triumfit të Kupës së Kosovës, tifozët e Prishtinës “Plisat” dhe KF Prishtina në këtë finale do ti pret një ferr i vërtetë por gjithçka do të jetë në frymën sportive, ne për këtë dimë dhe mundemi tifozëris së Kosovës do t`ja vejmë kapakun në këtë finale dhe le të dihet një herë e përgjithmonë se “Intelektualët” janë më të mirët dhe më të zëshmit në futbollin Shqiptarë, kurse tifo klubet tjera kanë rastin të mësojnë nga ne në këtë finale”.

Tifo klubi “Intelektualët” në shkallët e stadiumit kanë parapa kerografi të ndryshme gjerë sa të zgjatë takimi finalë.
“Do të jetë diçka e re për tifozët e klubeve tjera kemi parapa befasira të ndryshme ato do të shpalosën në kryeqytet, do të përcjellim mesazhe të paqes gjithë Evropës kemi për të dëshmuar se me të drejt na kanë pranuar në UEFA e FIFA e këtë moti e kemi merituar të jemi në familjen e futbollit Evropian”, shprehet Lideri i “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti.

Njeriu i cili organizon gjithçka në shkallët e stadiumit Taulant Byqmeti, ka një porosi të veçantë për futbollistët dhe dashamirëve të futbollit për sfidën finale.
“Kërkojmë nga të gjithë futbollistët e Dritës të japin gjithçka nga vetja në këtë ndeshje historike për të lënë gjurmë historike ndërsa nga të gjithë shikuesit që mësyjnë të shtunën kryeqytetin të japin mesazhin më të fortë me anim korrekt dhe sportiv,ju bëj thirrje që të na bashkohen për të bërë histori”, thekson Byqmeti.

“Intelektualët” me moton “ME TY U RRITA ME DO VDES, NE ZEMREN TIME NJE KUP E PRES” do të hyn në ndeshjen finale në mes Prishtinës e Dritës e cila zhvillohet me 28 Maj në Prishtinë, ndërsa organizatorët kanë parapa që të premten duke filluar në ora 19:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, për herë të fundit para shkuarjes në Prishtinë të takohen për mirëmbajtjen e rrugëtimit.

Redaksia portalit ‘rajonipress’ të gjithë “Intelektualëve” ju dëshiron animë korrekt e sportiv e mbi të gjitha le të fitoj futbolli./sylejman ismajli/rajonipress/