GRANDEMALL

“Intelektualët”, do ta “pushtojnë” të enjten stadiumin “Fadil Vokrri”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tifozët e FC Dritës “Intelektualët”, me padurim po presin që me 26 maj të enjten ta pushtojnë stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, ku Drita do të takohet me skuadrën nga Podujeva, Llapin. “Intelektualët” me të madhe janë duke u përgatitur për spektaklin të cilin janë duke e përgatitur, për të përkrahur futbollistët e klubin e zemrës FC Drita.

Siç bëjnë të ditur brenda burimeve të tifozëve, “Intelektualët”, dita finale do të jetë ditë feste dhe në asnjë moment nuk dyshojnë që klubi i tyre i zemrës në fund do të shpallet fitues. Ata kanë bërë të ditur se më së paku rreth 40 autobusë do t’ja mësyjnë kryeqytetit të enjten, dhe shumë tifoz me vetura private të tyre do të jenë prezent. Ata kanë theksuar që do të jenë më së paku mbi 4,000 mijë shikues në stadium, dhe se gjithçka do të jetë sekret gjerë në fillimin e finales përgatitjet të cilat i kanë bërë, sipas tyre do të jetë një natë e pa harruar që do të mbetet në histori të klubit dhe të “Intelektualëve”.

FITORJA

Siç dihet tifozët “Intelektualët” janë ndër tifozët më të zjarrtë në shtetin tonë ata dinë, e munden të krijojnë festë futbollistike për t’ju pasur lakmi. Moto e “Intelektualëve” në këtë finale është “Ne jemi Drita, historia na ndjek pas”.

FC Drita gjerë më tani një herë ka qenë fituese e Kupës së Kosovës në vitin 2000/01./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.