ARKATANA

Intelektual është ai që të bardhës i thotë e bardhë, të zezës e zezë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Besa Shema Luzha (1972) u lind në Prishtinë. Është nënë e tre fëmijëve (21, 15 dhe 10), pedagoge dhe hulumtuese e edukimit muzikor.

Shkollimin bazë të muzikës e kreu në vendlindje, studimet e larta për piano në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Arteve, dhe absolvoi në studimet për ekonomi në Fakultetin Ekonomik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Studimet e magjistraturës, në Drejtimin e Pedagogjisë muzikore i kreu në Prishtinë (2005), kurse ato të doktoratës në Universitetin e Londrës, Instituti i Edukimit (2014), ku fitoi titullin doktor i edukimit (ndërkombëtar).

Që në 1998 angazhohet në përgatitjen e mësimdhënësve të muzikës, fillimisht si asistente e pedagoges së njohur Seniha Spahiu në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës për lëndët Metodika e Mësimit të Muzikës dhe Didaktikë Muzikore, e më pas si mësimdhënëse e rregullt për këto lëndë në të dy nivelet (bachelor dhe master).

Gjatë studimeve të doktoratës ka prezantuar punimet e saj për çështje të edukimit muzikor në disa konferenca ndërkombëtare si: Kajro, Egjipt dhe Londër, Britani e Madhe (2010), Bolonjë, Itali (2008), Tenerife, Spanjë (2004), Prishtinë, 2012, 2014 etj. Disa nga punimet e mbajtura në këto konferenca janë publikuar në revista të ndryshme ndërkombëtare dhe ato lokale.

Që nga viti 2000 shquhet edhe angazhimi i saj në zhvillimin e kurrikulës dhe reformimit të edukimit muzikor në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, përfshirë edhe hartimin e Standardeve të Zhvillimit të Hershëm të Fëmijëve (2005) dhe tekstin shkollor të Edukatës Muzikore për kl. IX (si bashkautore).

Eco Higjiena

Në këto angazhime sjell përvojën ndërkombëtare duke qenë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare për edukimin muzikor si ISME (International Society for Music Education), EAS (European Association of Schools with music) dhe AEC (Association Européenne des Conservatoires, Académies de Musique et Musikhochschulen). Besa shquhet edhe për organizime të koncerteve dhe festivaleve të muzikës klasike: Koncerti i parë në Kosovën e pasluftës (1999), “Java e Bahut” (2000), “Kamerfest” (edicioni i parë, 2000) dhe “Chopin Piano Fest” (2010 – ).

Krahas angazhimeve në fushën e kulturës muzikore shquhet edhe me aktivitetin shoqëror-politik si organizatore e konferencave të ndryshme tematike në sferën e demokratizimit të shoqërisë dhe zhvillimit të politikave përmes bashkëpunimit me organizatën gjermane “Friedrich Ebert Stiftung” (2000-). Së fundi është pjesëtare e nismës për riaktivizimin e Shoqatës së Pedagogëve Muzikorë.

Luzha është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela me Koha Ditore”.

Amësia. Ndjenja më e fuqishme që më bën të ndihem e plotë si qenie njerëzore është amësia.

Të krijosh një qenie të gjallë nga vetja, nga trupi yt, të dhurosh jetë, është një mrekulli e vërtetë. Kjo pjesë, me gjithë vështirësitë që ka, është ajo për të cilën ia vlen të jetosh.

http://koha.net/?id=35&l=89920

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.