Fundamenti

Integrimi kushtëzohet me Gjykatën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit do të jetë i varur nga hapat që marrin institucionet e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tyre, për aq kohë sa vonohet themelimi i kësaj Gjykate, edhe procesi integrues i Kosovës do të ngecë. Në anën tjetër, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, mohon të ketë ndërlidhje ndërmjet MSA-së dhe Gjykatës Speciale.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ishte paraparë të nënshkruhej nga mesi i këtij muaji, por sipas të gjitha gjasave nënshkrimi do të shtyhet. Edhe nga Brukseli është raportuar për mundësinë e shtyrjes së datës së nënshkrimit të MSA-së.

Përmenden arsye të ndryshme për këtë shtyrje, por njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, konsideron se shtyrje të nënshkrimit të MSA-së do të ketë për aq kohë sa institucionet e Kosovës nuk vendosin për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Konsideroj që po, është duke e kushtëzuar dhe do ta vonojë sado që të vonohet krijimi i kësaj Gjykate, do të prolongohet edhe procesi i ratifikimit të Stabilizim Asociimit”, tha Ujkani për radio “Kosovën”.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, mohon të ketë lidhje ndërmjet nënshkrimit të MSA-së dhe themelimit të Gjykatës Speciale.

Uji Dea

“Shtetet partnere të Kosovës kanë bërë thirrje që Gjykata Speciale të themelohet, por një gjë e tillë nuk ndërlidhet me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe me procesin e liberalizimit të vizave. Së paku asnjë zyrtar i BE-së nuk me ka thënë mua që këto gjëra janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”, tha Çollaku.

Çollaku thotë se Kosova është gati për nënshkrimin e MSA-së dhe pret vetëm gatishmërinë e BE-së, ndërsa thekson se nuk ka asnjë lloj komplikimi serioz që mund ta zvarrisë nënshkrimin e MSA-së, për të cilin ai shprehet optimist se do të ndodhë gjatë javëve të ardhshme.

Por, njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, thotë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për plotësim të kushteve, porse, sipas tij, Kosova po bie viktimë e imponimeve nga BE-ja.

“Nuk është më çështje parimore, sa është çështje e një imponimi që BE-ja e ka vendosur karshi Kosovës me standardet shtesë dhe mendoj se ratifikimi i MSA-së po kushtëzohet dhe do të jetë i tillë deri në momentin e themelimit të Gjykatës Speciale”, tha ai.

Ndryshe, javën e kaluar ishte paraparë të votoheshin ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, por kjo çështje u shty me arsyetimin se mungon materiali, por ndërkohë, edhe mungesa e votave të nevojshme u pa që është një arsye për shtyrje. Ndërkohë, është raportuar se ngecjet e Kuvendit të Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, po ndihmojnë që zyrtarët në Bruksel nënshkrimin e MSA-së ta përdorin në formë kushtëzimi për t’i bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë për themelimin e këtij institucioni. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.