Mobi Casa

Institucionet nuk parandaluan migrimin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tragjedia më e madhe është se për herë të parë shqiptarët po migrojnë duke qenë vetëqeverisës, duke e pasur vetë vendin e tyre në dorë.

Më herët, tjetërkush e ka sunduar Kosovën dhe tjetërkush ka qenë i interesuar që shqiptarët ta lënë vendin.

FIDANISHTJA

Por, tani ky fenomen është i brendshëm dhe askënd nuk mund ta fajësojmë, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, sociologu Shemsi Reçica, profesor në Universitetin e Prishtinës.

“Menjëherë pas luftës, para 14 vjetëve, kur u krijua mundësia për t’u kthyer në Kosovë, qytetarët e këtij vendi, të cilët ishin të vendosur në Maqedoni, Shqipëri apo edhe në vendet perëndimore, me çfarë entuziazëm u kthyen, edhe pse e dinin se Kosova është e shkatërruar nga lufta dhe kushtet për ekzistencë ishin minimale. Mirëpo, atëherë njerëzit kishin shpresë se në Kosovë po krijoheshin kushte dhe rrethana të reja dhe se Kosova nuk është e okupuar dhe mund të jetojnë dhe punojnë normalisht pa u penguar nga askush. Por, tani pas 14 vjetësh të çlirimit… ata nuk kanë më shpresë se do të përmirësohet gjendja e tyre… Disa kanë humbur përjetësisht shpresën se mund të punësohen, për arsye se e dinë që për ta siguruar një vend pune, duhet ta ketë dikë që e përkrah. Ndërsa, kur kihet parasysh që shumica prej tyre vijnë nga vendet rurale apo shtresat më të ulëta të shoqërisë, bëhet gjithnjë më e qarët se ata nuk i përkrah askush”, thotë Reçica.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.