Fundamenti

Institucionet mbi 15 milionë euro shpenzim për vetura luksoze

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Miliona euro para të taksapaguesve kosovarë edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për blerjen e veturave dhe të xhipave luksozë për nevoja të institucioneve qendrore dhe të atyre lokale në vend. Vetëm gjatë 12 muajve të fundit, respektivisht nga fundi i tetorit të vitit që lamë pas, Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), institucion ky i cili organizon prokurime të centralizuara në emër të të gjithë institucioneve që marrin para nga buxheti i shtetit, ka nënshkruar kontrata në vlerë prej më shumë se 10.4 milionë eurosh për marrje me qira të rreth 500 automjeteve gjatë 60 muajve të ardhshëm. Mirëpo numri i kërkesave për vetura me qira është duke u rritur nga dita në ditë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Burime të gazetës “Zëri” brenda AQP-së bëjnë të ditur se Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës ka kërkuar që numrin e automjeteve ta rritë për 30 për qind. Po ashtu numër shtesë të automjeteve të reja ka kërkuar edhe Ministria e Infrastrukturës. Edhe Ministria e Tregtisë përveç automjeteve që ka marrë deri më tash ka kërkuar edhe 8 tjera shtesë për nevoja të stafit të MTI-së.

FIDANISHTJA

Edhe zyra e kryeministrit të Kosovës, sipas të dhënave që ka siguruar gazeta, shihet se përpos veturave që ka marrë me qira deri më tash kanë kërkuar edhe 2 xhipa luksozë shtesë. Tetë xhipa po ashtu nga Agjencia Qendrore e Prokurimit i ka kërkuar edhe koordinatori Rexhep Hoti. Po ashtu në numër më të vogël automjete me qira kanë kërkuar edhe shumë institucione qendrore, lokale, por edhe ato të pavarura që operojnë ne vendin tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.