United Hospital

Institucionet krijohen para festës kombëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Puna rreth ndarjes së pushtetit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së pas arritjes së pajtimit për bashkëqeverisje, është pranë finalizimit. Kjo do t’i hapë rrugë thirrjes së seancës konstituive, e cila pritet të bëhet nga kryesuesja Flora Brovina më së largu të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse emrat e titullarëve të ministrive mbahen sekret, edhe kundërthëniet rreth postit të kryeministrit po vazhdojnë.

Derisa LDK-ja thotë se Isa Mustafa është i pakontestueshëm, për PDK-në kjo çështje ende nuk është vendosur. Sipas analistëve, posti i kryeministrit është jetik për karrierën politike të Isa Mustafës, sepse në të kundërtën ai nuk do të mund t’i bëjë ballë fuqizimit të ndonjë lideri të ri.

Zyrtarë të LDK-së kanë paralajmëruar se marrëveshja është e zbatueshme vetëm me Mustafën në krye të qeverisë.

Hidromorava

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në vazhdimësi refuzon të thotë se ka hequr dorë nga posti i kryeministrit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, ka thënë se debati po zhvillohet me partnerin e koalicionit, por jo edhe në PDK.

“Jemi duke biseduar me LDK-në për pozita udhëheqëse dhe jo ende në PDK”, ka thënë Kuqi. /koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.