Mobi Casa

Institucionet komunale nderojnë veteranin e arsimit, Azem Azemi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Gjilan, në moshën 72-vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Azem Azemi. Me rastin e vdekjes së Azemit, institucionet komunale të Gjilanit, kanë mbajtur mbledhje përkujtimore, ku drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, ka nënvizuar kontributin e këtij intelektuali të veçantë në zhvillimin e shkollës shqipe dhe të kulturës kombëtare.

Azemi ishte njeriu, që bashkë me shumë të tjerë përballoi furtunat e kohës dhe ishte ndër të partë që i refuzoi këto furtuna, të cilat kishin për qëllim të na zhbënin si popull.

Ai u bë shembull se si duhet luftuar për mbrojtjen e atdheut, të kulturës dhe të shkollës shqipe, ka thënë Musa.

Në emër të veteranëve të arsimit, fjalë rasti mbajti Ilmi Ibrahimi, i cili ndër të tjera tha se Azemi një jetë të tërë ia kushtoi arsimit shqip, çështjes kombëtare dhe çlirimit të atdheut. Ai ishte një intelektual i mirëfilltë, tha Ibrahimi.

FIDANISHTJA

Në emër të shokëve, profesori Nuhi Rexhepi, ka thënë se te Azemi kanë spikatur vlerat intelektuale si dhe dashuria për punën dhe njerëzit.

Me rastin e vdekjes së Azem Azemit, familjen e tij e ka ngushëlluar edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri. “Azem Azemi ka qenë vlerë e madhe e arsimit në Gjilan”, ka thënë Haziri.

Në emër të familjes, është falënderuar e bija Arbenita Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.