Eko Higjiena

Institucionet fetare në Luginë dhe elementi radikal islamik, cili është rreziku!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Belgzim Kamberi, gazetar dhe analist nga Presheva ka vlerësuar se në Jug të Serbisë ekziston rreziku i ekstremizmit fetar duke pas parasysh funksionimin e institucioneve fetare në këtë rajon.

Ai në një deklaratë për gazetën serbe “Danas” ka thënë se nuk përjashton ndikimin e fortë të elementit radikal islamik duke ditur ndarjen që ekziston brenda bashkësive fetare në Jug të Serbisë.

“Ekzistojnë tre rryma, njëra e lidhur me Kosovës, tjetra me Novi Pazar dhe e treta Bashkësia Fetare për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në varësi të Meshihatit në Beograd”, theksoi Kamberi, transmeton Titulli.com.

Kamberi deklaroi se duhet të kemi parasysh se rrymat radikale islame nuk funksionojnë përmes strukturave institucionale por duke përdorur kanale joformale.

Hidromorava

“Njerëzit e varfër përballen me mungesë të perspektivës ekonomike dhe mundë të manipulohen. Ata shpesh i binden idealeve të mëdha duke llogaritur që familjet e tyre do të marrin kujdesin në emër të viktimave të tyre”, ka vlerësuar Kamberi.

Belgzim Kamberi duke folur për zhvillimin e ekonomik ai ka nënvizuar se Jugu i Serbisë gjendet në zonën më ekstreme të shkatërruar ekonomikisht dhe se nuk sheh që mundë të vije deri te eskalimi i ekstremizmit fetar.

“Këto shqetësime mundë të sanohen vetëm me përparim ekonomik që për vite të tëra në territorin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës as nuk shihen”, ka përfunduar Kamberi./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.