KKVITI

Institucionet e Vitisë të përkushtuara për të parandaluar dhunën në familje

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – “Institucionet komunale të Vitisë, kanë qenë mjaft të angazhuara dhe të përkushtuara në parandalimin e këtij fenomeni, ku për këtë kemi aprovuar Strategjinë Komunale kundër dhunës në familje, si dhe planin e veprimit, i cili plan ka një sërë aktivitetesh. Po ashtu, kemi themeluar Mekanizmin Koordinues kundër dhunës në familje në përbërje të të gjitha institucioneve, që trajtojnë këtë çështje, i cili mekanizëm ka për synim parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje”, ka thënë zv. kryetari Hasan Aliu.

Është mbajtur sot një takim në kuadër të kampanjës kundër dhunës ndaj grave me temë “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Kjo është një fushatë Globale që organizohet çdo vit dhe fillon në 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave dhe përfundon në 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, u tha nga organizatorët, respektivisht Programi për Zhvillim i OKB-së UNDP.

Uji Dea

Në fjalën e tij, zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka thënë se dhuna në familje është një fenomen qe dukshëm vazhdon të përjetohet në trevat tona, me intensitet që ende është mjaft i ndërlikuar, por fillimisht ngërthen në vetvete disa anë të mprehta të zhvillimit historiko – social. “Institucionet komunale të Vitisë, kanë qenë mjaft të angazhuara dhe të përkushtuara në parandalimin e këtij fenomeni, ku për këtë kemi aprovuar Strategjinë Komunale kundër dhunës në familje, si dhe planin e veprimit, i cili plan ka një sërë aktivitetesh. Po ashtu, kemi themeluar Mekanizmin Koordinues kundër dhunës në familje në përbërje të të gjitha institucioneve, që trajtojnë këtë çështje, i cili mekanizëm ka për synim parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje”, ka thënë zv. kryetari Aliu.

Ndërkohë ka siguruar se institucionet komunale gjithherë do të jenë të përkushtuara në parandalimin e kësaj dukurie mjaft të rrezikshme për shoqërinë tonë./rajonipress/