Mobi Casa

Institucionet duhet të ndërrojnë qasjen ndaj diasporës shqiptare

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, gjatë takimeve të zhvilluara me shqiptarët në diasporë në Vojvodinë, Kroaci e Bosnje, ka shprehur shqetësimin e hapur lidhur me mos – bashkëpunimin e sinqertë mes Tiranës dhe Prishtinës me shqiptarët jashtë shteteve amë.

Diaspora shqiptare, ka qenë gjithmonë një shembull i mirë, i organizimit për t’i dalë në ndihmë veprimtarive me interes kulturor e fetar, qoftë në perëndim, qoftë edhe në vendlindje.

Shqiptarët jashtë Atdheut, po mundohen, që krahas punës fizike për ta siguruar ekzistencën, të zhvillojnë veprimtari kulturore, arsimore e sportive për ta ruajtur, gjuhën, traditën dhe zakonet shqiptare.

Ministritë e diasporës nga Kosova e Shqipëria, mjerisht, nuk kanë një platformë të përbashkët, për të ngritur ura bashkëpunimi mes shteteve shqiptare dhe bashkatdhetarëve të tyre në diasporë.

Mungesa e një strategjie kombëtare dhe mungesa e një vizioni të qartë, lidhur me ngritjen e një bashkëpunimi të mirëfilltë në mes institucioneve shqiptare dhe diasporës, ka bërë që mërgimtarët tanë të zhgënjehen, të hidhërohen dhe të deziorientohen.

HW

Një mungesë profesionalizmi këto Ministri, po e tregojnë edhe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët thjesht i quajnë shqiptarë të diasporës.

Shqiptarët e trojeve etnike në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, duke përfshirë edhe Diasporën, kanë të drejtë kur zemërohen dhe hidhërohen për kujdesin e mangët, që shtet amë po e tregojnë ndaj tyre.

Në takimin e fundit të zhvilluar në Bashkësinë Shqiptare për Bosnje, ku u bisedua konkretisht me kryetarin e këtij asociacioni Muharrem Zejnullahun, lidhur me statusin e shqiptarëve në këtë republikë dhe integrimin e tyre në jetën politike dhe ekonomike të vendit.

Gjatë këtij takimi u shpreh shqetësimi lidhur me mos – bashkëpunimin e këtyre dy shteteve në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Sqipi, shpeshherë në deklaratat e tij, të bëra publike ka kërkuar një bashkëpunim të mirëfilltë të institucioneve dhe diasporës shqiptare, në mënyrë që ardhmëria e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve shtetëror të reflektoj pozitivisht, duke apeluar që gjatë sezonit veror kur të vijnë bashkatdhetarët të organizohet një takim i përbashkët, njofton Qendra për Informim e BIPBM./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.