RCCOLA

Institucionalizimi i mësimit plotësues në diasporë në dhjetor

/ 3 minuta lexim

Institucionalizimi i mësimit plotësues në gjuhën amtare në diasporë do të sjellë në Prishtinë ekspertë të arsimit dhe fushave tjera që lidhen me këtë sektor prej 20 deri më 23 dhjetor.

Ministria e Diasporës do të organizojë konferencën kombëtare për mësimin plotësues, përmes së cilës synohet gjetja e mundësive dhe kapaciteteve, rrugëve më të përshtatshme për fillimin e institucionalizimit të mësimit plotësues jashtë vendit. Por, për të realizuar këtë projekt duhet gjetur dhe mënyrat për financimin e mësimit plotësues në shtetet veç e veç.

Zyrtarë të lartë të kësaj ministrie bëjnë të ditur se për këtë do të hartohet një strategji dhe implementimi i saj nga shteti i Kosovës, bashkë me hartimin e një rregullative ligjore në kuadër të ligjeve të aplikueshme për krijimin e fondeve të mundshme për financimin e këtij segmenti të edukimit të fëmijëve.

“Do të saktësohen mënyrat dhe ndarjet e përgjegjësive institucionale për të krijuar një hierarki shtetërore për përkujdesjen e rregullt dhe të përditshme të procesit mësimor plotësues në Diasporë”, ka thënë për “Zërin”, Ymer Avdiu udhëheqës i divizionit për arsim në diasporë, në Ministrinë e Diasporës.

Fidanishtja

Ai ka theksuar se MD-ja në bashkëpunim me institucione tjera ka organizuar dhe një konferencë përgatitore në Shtutgart në muajin mars, një tjetër në Durrës në muajin nëntor, duke identifikuar kështu, sipas tij, disa prioritete që do të ndikonin ne arritjen e institucionalizimit të mësimit në diasporë.

“Janë disa konkluza që janë nxjerrë nga konferenca e Shtutgartit,veçanërisht çështja e licencimit të mësuesve për mësim plotësues në diasporë, plan-programet, dokumentacioni zyrtar pedagogjik sipas plan-programeve të MASHT-it, hartimi i teksteve shkollore nga profesionistët e kësaj fushe sipas niveleve të mësimit plotësues në diasporë”, ka thënë Avdiu, që për t’i jetësuar këto propozime, ai ka sqaruar se MD do të formojë grupet profesionale.

“Kemi planifikuar që në konferencë të punojnë grupet për rregullativën ligjore për mësimin plotësues në diasporë dhe mërgatë, grupi profesional për hartimin dhe unifi kimin e plan-programeve, teksteve mësimore dhe dokumentacionit shkollor për mësimin plotësues në diasporë dhe mërgatë, ai për kuadrin profesional për kuadrin mësimor, profi lizimin dhe licencimin e mësuesve për mësimin plotësues në diasporë dhe mërgatë, për fi nancimin e mësimit plotësues në diasporë dhe mërgatë…”.