Eko Higjiena

Inspirime nga Hafiz Gagica: Prevalla që Frymon: Shembulli i Sabri e Rukije Bunjakut!

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në këtë realitet, veprimi i Sabri dhe Rukije Bunjakut merr peshë të jashtëzakonshme. Me mjete krejtësisht vetanake, ata kanë zgjeruar dhe sistemuar shtegun e njohur si “Shtegu Rinori”, emër që mban kujtimin e nipit të tyre, Rinorit. Ata kanë vendosur karrige druri në pika pushimi, kanë ngritur një urë të bukur mbi lumin Lumbardhë, kanë vendosur shigjeta orientuese për vizitorët dhe çdo ditë, pa u lodhur, kujdesen për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e këtij parku natyror. Që nga ora shtatë e mëngjesit, Sabriu dhe Rukija shihen duke rregulluar, e përkujdesur me një përkushtim që rrallë shihet. Parku Rinori, falë punës së tyre, është shndërruar në një pikë atraktive për shëtitës, alpinistë dhe njerëz që kërkojnë qetësi e shërim. Karriget e drurit, të vendosura në vende strategjike, të ftojnë të ndalesh, të marrësh frymë thellë dhe të soditësh hijeshinë e pyjeve të larta ka shkruar Hafiz Gagica.

Postimi i plotë nga Hafiz Gagica:

Në lartësitë magjepsëse të Prevalles, aty ku ajri i pastër bashkon rrymat e maleve dhe i fal njeriut një ndjenjë çlodhjeje e shërimi, qëndron një shembull i rrallë përkushtimi qytetar. Çifti, me rrënjë familjare nga fshatrat Lajqiq dhe Bujnocë të Malësisë së Kamenicës, jeton prej vitesh në Gjilan, por dashurinë për natyrën e ka shndërruar në përkushtim të përditshëm në Prevallë. Sabri dhe Rukije Bunjaku, një çift që e do natyrën me zemër, kanë kthyer dashurinë për këtë pasuri kombëtare në veprim konkret, duke u bërë mbrojtës e mirëmbajtës të shtegjeve të saj.

Prevalla është një ndër vendet më të bukura të Kosovës, një strehë ku vizitorët vijnë nga të gjitha anët: nga qytetet shqiptare, por edhe nga Gjermania, Zvicra, Italia, Turqia e madje nga vendet skandinave.

Peizazhet e gjelbra, pyjet e pishave e ahut, ajri i kthjellët dhe uji i ftohtë i lumit që përshkon luginën e bëjnë këtë zonë një oaz të rrallë shëndeti dhe bukurie.

Por, për fat të keq, dora e institucioneve shtetërore e komunale është ende e mangët. Mbeturinat e hedhura pa kujdes dhe mjetet motorike që ndotin ajrin rrezikojnë t’i zbehin hiret e kësaj natyre të pasur.

Në këtë realitet, veprimi i Sabri dhe Rukije Bunjakut merr peshë të jashtëzakonshme. Me mjete krejtësisht vetanake, ata kanë zgjeruar dhe sistemuar shtegun e njohur si “Shtegu Rinori”, emër që mban kujtimin e nipit të tyre, Rinorit. Ata kanë vendosur karrige druri në pika pushimi, kanë ngritur një urë të bukur mbi lumin Lumbardhë, kanë vendosur shigjeta orientuese për vizitorët dhe çdo ditë, pa u lodhur, kujdesen për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e këtij parku natyror. Që nga ora shtatë e mëngjesit, Sabriu dhe Rukija shihen duke rregulluar, e përkujdesur me një përkushtim që rrallë shihet. Parku Rinori, falë punës së tyre, është shndërruar në një pikë atraktive për shëtitës, alpinistë dhe njerëz që kërkojnë qetësi e shërim. Karriget e drurit, të vendosura në vende strategjike, të ftojnë të ndalesh, të marrësh frymë thellë dhe të soditësh hijeshinë e pyjeve të larta.

Uji Dea

Shtegu i mirëmbajtur u jep siguri e kënaqësi vizitorëve, ndërsa ura mbi lumin Lumbardhë e kthjellët është bërë një vend simbolik ku shumë kalimtarë ndalen për të bërë fotografi e për të përjetuar qetësinë që ofron kjo natyrë.

Ky çift, me moshë të shtyrë por zemër rinore, është shembulli i gjallë se si dashuria për vendin mund të kthehet në veprim. Ata e ruajnë dhe e zbukurojnë pasurinë kombëtare, duke e lënë më të pasur për brezat që do të vijnë. Përkushtimi i tyre është një thirrje për ndërgjegjësim: natyra nuk mbron veten nëse ne nuk kujdesemi për të.

Sabri dhe Rukije Bunjaku meritojnë respekt e mirënjohje, jo vetëm nga komuniteti lokal, por nga e gjithë shoqëria. Kontributi i tyre është dëshmi se edhe pa mbështetje shtetërore, dashuria për atdheun dhe puna e palodhur mund të sjellin ndryshime të prekshme. Prevalla ka sot një thesar të dyfishtë: bukuritë e saj natyrore dhe shembullin frymëzues të këtij çifti, që me duar e zemër kanë ndërtuar një vend të veçantë për këdo që e viziton.

Urojmë që institucionet e Republikës së Kosovës ta njohin e ta mbështesin këtë përpjekje, duke investuar në ruajtjen e mjedisit dhe duke penguar shkatërrimin që sjellin pakujdesia dhe keqmenaxhimi.

Prevalla është pasuri kombëtare, dhe falë Sabri e Rukije Bunjakut ajo na kujton se dashuria për natyrën është një detyrë, por edhe një trashëgimi që duhet ruajtur me përkushtim./rajonipress/

Screenshot