FITORJA

Inspektori i ndërtimit akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Prokuroria Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzë pranë Gjykatës Komunale në Gjilan, kundër të pandehurit Baki Azemi, inspektor ndërtimi në Komunën e Gjilanit, pasiqë dyshohet se i pandehuri ka kryer veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit.

Sipas propozim akuzës që e ka ngritur prokurori Esat Ademi i dyshuari Baki Azemi gjatë vitit 2011, në lagjen “Arbëria” në Gjilan, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i pandehuri ka shpërdorë pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që edhe pse e ka takuar qytetarin Z. I. duke ndërtuar dy shtëpi pa leje ndërtimi, nuk ka ndërmarrë veprime, për të cilat sipas ligjit ka qenë i detyruar t’i ndërmarrë, nuk ka lëshuar asnjë procesverbal, vërejtje mbi inspektimin e bërë dhe ndalimin e punimeve pa leje ndërtimi.

Eco Higjiena

Qytetari Z. I. ka ndërtuar dy shtëpi pa leje, duke i’u shmangur taksave për leje ndërtimi, në shumë prej 2600 eurosh, vlerë për të cilën është dëmtuar buxhetit komunal i Gjilanit .

Pas seancës se mbajtur dhe shtjellimit të provave, prokuroria i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën për të cilën akuzohet dhe të njëjtit t’i shqiptoj dënimin sipas ligjit thuhet në propozim akuzë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.