Mobi Casa

Inspektorët e Gjilanit ndëshkojnë qytetarin pasi hodhi mbeturina në hapësirë publike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas aksioneve të shumta për lirimin e hapësirave publike e ndëshkimit të bizneseve për shkak të mos përputhjes së çmimit raft-arkë, Drejtoria për Inspeksion në Gjilan ka identifikuar një qytetar duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.

Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku inspektorët e ambientit kanë ndëshkuar qytetarin i cili ka hedhur mbeturinat aty.

FIDANISHTJA

Ajo paralajmëroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë personave të pandërgjegjshëm në rastet si ky.

“Inspektimet do të jenë të vazhdueshme në bashkëpunim me policinë e Kosovës, në mënyrë që të identifikojmë secilin qytetar të pandërgjegjshëm dhe të merren masa ndëshkuese në përputhje me ligjet në fuqi”, është shprehur drejtoresha e Inspekcionit në Gjilan, Entela Hyseni. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.