UBT

Inspektorët e Gjilanit 24 orë në inspektim të keqpërdoruesve eventual të ujit

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Inspektorët e Komunës së Gjilanit po vazhdojnë inspektimet në qytet e fshatra për të parë zbatimin e vendimit të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, lidhur me kufizimin e përdorimit të ujit të pijshëm.

Inspektorët e Komunës po përkrahen nga ekipet e Kompanisë Regjionale të Ujit “Hidromorava” dhe nga Policia e Kosovës.

Hidromorava

Ndërkohë, drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, ka njoftuar se prej 21 qershorit nga ora 21:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit, është ndërprerë prodhimi te Penda e Përlepnicës për ta ruajtur ujin shkaku i thatësisë.

Apelohen qytetarët që t’i përmbahen vendimit të kryetarit Haziri dhe të mos e përdorin ujin e pijshëm për ujitjen e kopshteve, oborre, sikur edhe autolarjet që e kanë të ndaluar ta përdorin, në të kundërtën, do të pasojnë gjobat prej 300 euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.