Inspektorati në Kamenicë në aksion për zbatimin e ligjit të duhanit

Kamenicë – Gjatë javës që shkoi inspektoriati i Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me inspektoratin sanitar të AUV-it, si dhe në bashkëpunim me policinë kanë dhënë 27 vërejtje me shkrim, ku parashihen dënimet me shumën prej 50 € për persona fizik, 300 € për persona përgjegjës dhe 3000 € për pronarët e subjekteve të Hotelerisë dhe kafiterive tha për rajonipress Refik Latifaj u.d. të Drejtorit të Inspektoratit në Kamenicë.
Sipas tij për arsye të mos respektimit të ligjit mbi pirjen e duhanit në objektet hoteliere dhe kafiterit e tjera, Inspektorati Komunal është njoftuar nga thirrjet nga ana e qytetarëve për shkelje të këtij ligji nëpër lokale hoteliere e kafiteri, raporton rajonipress.
Deri më tash gjatë kontrollimeve nëpër të gjitha restaurantet dhe kafiteritë janë dhënë 27 vërejtje me shkrim, ku parashihen dënimet me shumën prej 50 € për persona fizik, 300 € për persona përgjegjës dhe 3000 € për pronarët e subjekteve.
Po ashtu disa kafiteri dhe restaurante hoteliere janë në përcjellje dhe nëse nuk respektojnë ligjin do t’iu bëhet fletëparaqitje në gjykatë me të njëjtin proces.
Refik Latifaj u.d. së Drejtorit në Inspektoratin Komunal tha për rajonipress se inspektoriati ka filluar në mënyrë intensive zbatimin e ligjit mbi pirjen e duhanit nëpër kafiteri e lokale hoteliere. “Po ashtu jemi koordinuar edhe me nivelin qendror dhe kemi përcjell gjendjen se në cilat lokale nuk respektohet ligji mbi pirjen e duhanit” tha Latifaj.
Latifaj tha se inspektorët e Komunës së Kamenicës, ata sanitarë dhe policia presin mirëkuptim dhe kooperim nga qytetarët në këtë drejtim.“Inspektoriati bënë apel sidomos për pronarët e lokaleve si: kafiteritë, dyqanet, restaurantet, diskotekat e të tjera, në respektimin e ligjit mbi pirjen e duhanit. Përndryshe në momentin që ndonjë qytetar vërehet se ka thyer këtë ligj, do të dënohet sipas ligjit në fuqi. Ju paralajmërojmë që të respektoni ligjin për të mirën e të gjithë qytetarëve” tha Latifaj./rajonipress/