Mobi Casa

Inspektorati i Komunës së Kamenicës gjobitë me 600 euro pronarin e një bazeni në Hogosht

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Inspektorati komunal njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës se në kontrollet të cilat i kryen në teren, në mesin e shumë vendimeve, ka marrë edhe vendimin për bazenin në fshatin Hogosht, duke gjobitur pronarin e tij me një shumë prej 600 eurosh.

Nga vlerësimet e inspektorëve ky vendim është marrë duke marrë për bazë gjendjen aktuale të dëmeve të shkaktuara nga ky burim uji, ankesat e vazhdueshme të banorëve dhe institucionit shkollor në këtë fshat, si dhe bazuar në plotni me Rregulloren Komunale për Shërbime Publike.

Përkundër ankesave të vazhdueshme nga banorët aty, Inspektorati fillimisht ka bërë tërheqjen e vërejtjes si dhe i ka lënë kohë personit në fjalë për sanim/përmirësim të problemit, por duke ditur se kjo nuk ka ndodhur, Inspektorati ka vepruar konform ligjit dhe rregullores.

Mobi Casa

Inspektorati komunal vazhdon punën e tij në teren si dhe vlerësimin e vazhdueshëm të secilës veprimtari në territorin e Komunës së Kamenicës.

Komuna e Kamenicës është e obliguar dhe ka përgjegjësi ligjore të veprojë ndaj ankesave të institucioneve të tjera dhe ankesave të qytetarëve.

Fotografitë e bashkangjitura më poshtë, tregojnë gjendjen reale të dëmeve të shkaktuara./rajonipress/