Uji Dea

Inspektorati i Gjilanit gjobë qytetarit që kishte filluar krasitjen e drunjve në pronë publike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Inspektorati i Komunës së Gjilanit ka ndërprerë aktin e krasitjes së disa drunjve në pronën publike (trotuar) nga ana e një qytetari në lagjen “Dardania”, i cili e kishte ndërmarrë këtë veprim pa leje të organeve komunale.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se me të marrë informatën, të premten në ora 16:00 ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka bërë proces qytetarit në fjalë dhe i ka njoftuar organet e shtetit për procedur9 të mëtutjeshme.

Hidromorava

Komuna e Gjilanit apelon të gjithë qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla sepse kjo është në kompetencë të organeve komunale, përndryshe nuk do të ketë kompromis dhe do të pasojnë gjoba të rënda, ku me të njëjtit do të merren gjykatat kompetente. /rajonipress/