UBT

Inspektorati e gjobit me 200 euro qytetarin për hedhje mbeturinash

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Inspektorët po vazhdojnë me gjobitjen e qytetarëve, të cilët po hedhin mbeturina në vende jo adekuate.

Kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të hedhjes së mbeturinave dhe krijimit të një mjedisi më të pastërt.

Inspektorët kanë gjobitur me 200 euro një qytetar i cili ka hedhur nga makina mbeturina të vëllimshme në konteinerë për mbeturina në lagjen Bojanina.

Entela Hyseni, drejtoreshë e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit, tha se inspektorët kanë gjobitur palën për hedhjen e mbeturinave me 200 euro.

Mobi Casa

Ajo tregon se, pala nga makina ka hedhur mbeturina të vëllimshme në konteinerë për mbeturina komunale.

“Pas ndërmarrjes së masave inspektuese, është identifikuar automjeti dhe pala, të cilit i është shqiptuar gjoba për hedhje mbeturinash”, tha Entela Hyseni.

Drejtoresha e Inspekcionit, tregon se kohë më parë kanë lëshuar njoftim që ka të bëjë me ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e përbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizikë e juridikë që nuk e respektojnë këtë njoftim, do të sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.