UBT

Inspektorati dhe Policia vazhdojnë ndëshkimet me gjoba, bëjnë thirrje për kujdes e respektim të masave anticovid

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Policia në Komunën e Kamenicës në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal në vazhdimësi kanë monitoruar dhe inspektuar gjendjen për respektimin e rregullave anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Sipas policisë për periudhën kohore 14.12.2020-20.12.202, janë shqiptuar gjithsej 29 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë, 16 tiketa janë shqiptuar për mos mbajtjen e maskës me gjobë prej 35 euro, dhe 13 tiketa janë shqiptuar për mos respektim të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar me gjobë prej 200 euro.

Hidromorava

Ndërsa sipas Inspektoratit Komunal gjatë inspektimit të biznesve janë shqiptuar 6 gjoba për mos respektim të masave.
5 gjoba janë shqiptuar për shërbimet e gastronomisë në vlerë prej 200 euro, dhe 1 gjobë është shqiptuar në një qendër tregtare në vlerë prej 2 mijë euro, për mos respektim të masave./rajonipress/