UBT

Inspektorati dënon marketet e Kamenicës për mbajtjen e produkteve me afat të skaduar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Inspektorati komunal gjatë punës në teren ka inspektuar të gjitha marketet e mëdha, mesme dhe të vogla në Komunën e Kamenicës.

Gjatë inspektimit të këtyre marketeve, Inspektori Sanitar dhe Veterinar në pesë markete në Kamenicë ka asgjësuar mall me afat të skaduar në vlerë mbi 200 euro si dhe janë gjobitur këto markete, ku vlera e një gjobe arrin në 400 euro.

UBT

Inspektorati komunal u bënë thirrje të gjitha marketeve që të kenë kujdes dhe të mos mbajnë produkte pa afat të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve.
Shefi i Inspektoratit në Kamenicë, Liridon Beqiri ka thënë se Inspektorati gjatë këtij viti do të jetë shumë aktiv.

“Poashtu edhe gjatë këtij viti Inspektorati do të jetë aktiv duke inspektuar të gjitha bizneset të cilat nuk respektojnë ligjet dhe do të shqiptohen gjoba për ta”, shtoi Beqiri./rajonipress/