UBT

Inspektohet Palestra Sportive “Bashkim Selishta” nga Ndërkombëtarët

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Palestra Sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan është inspektuar nga Gabriela Bulgariu zyrtare për pranimin e palestrave për zhvillimin e ndeshjeve në CEV-it.Zyrtarja nga Rumania për dy ditë ishte në Gjilan duke bërë të gjitha inspektimet e Palestrës për zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare të volejbollit të cilën volejbollistet e Dritës e zhvillojnë në kuadër të Ligës së Kampionëve më 13 tetor të këtij viti me skuadrën nga Bullgaria Maritza Plovdiv.

Zyrtarja e Superviser nga Rumania ka mbetur e kënaqur me punët dhe kushtet të cilat i ofron Palestra “Bashkim Selishta”.

“Erdhëm në qytetin tuaj për të inspektuar Palestrën tuaj se ai i përmbush kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, me atë se çka munda të vërej Palestra e juaj i ka të gjitha dimensionet për zhvillimin e këtyre ndeshjeve duhet edhe disa gjëra teknike të përfundojnë dhe shpresoj se së bashku ju do t`ia arrin qëllimin për zhvillimin e ndeshjes e cila ju pret me 13 tetor ka bërë të ditur rumunja Gabriela Bulgariu.

Uji Dea

Zyrtarja për pranimin e Palestrave ndërkombëtare për dy ditë radhazi ka bërë të gjitha inspektimet si jashtë palestrës njëashtu edhe brenda saj.
“Ne së bashku me zyrtarët e sportit të Komunës suaj jemi dakorduar gjithçka të përfundon brenda kësaj periudhe me të vetmin qëllim që ndeshja historike e skuadrës suaj Drita ta zhvillon ashtu siç e kërkojnë rregullat CEV-it dhe në asnjë moment nuk dyshoj se mund të ndodhë ndonjë befasi jo e këndshme”.

Zyrtari i sportit të Komunës së Gjilanit Malazog Hoxha është shprehur mjaft i kënaqur me atë se çka i është ofruar zyrtares nga Rumania Gabriela Bulgariu.
“Ne shumë më herët kemi filluar përgatitjet për rregullimin e Palestrës kemi qenë të vetëdijshëm se ndërkombëtarët kërkojnë gjëra strikte, ata nuk lejojnë asgjë të rastit zyrtarja nga Rumania ka mbetur shumë e kënaqur, i kemi në përfundim e sipër edhe disa gjëra teknike dhe çdo gjë do të jetë perfekte ne jemi këtu që sportistëve tanë t`ju sigurojmë kushte optimale për zhvillimin e aktiviteteve të tyre si vendore
një ashtu dhe ndërkombëtare”.

Qyteti i Gjilanit lirisht datën 13 tetor mund ta shënon si datë historike sportive pasi për herë të parë një skuadër nga qyteti ynë merr pjesë në piedestalin më të lartë të sportit në Ligën e Kampionëve, ndërsa dashamirët e volejbollit por edhe atyre të sportit me 13 tetor do ti pret një festë e madhe sportive për ta përkujtuar për një kohë të gjatë ndeshjen në Ligën e Kampionëve të volejbollit për femra në mes Drita – Maritza nga Plovdivi i Bullgarisë./sylejman ismajli/rajonipress/