UBT

Inspektohen punimet në fshatin Kmetoc

/ 3 minuta lexim

Gjilan- Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa me bashkëpunëtor sot ka inspektuar punimet në pjesën e banuar me serb të fshatit Kmetoc, ku është duke u rregulluar hapësira rekreativo-sportive në këtë shkollë, në të cilën mësimet i vijojnë nxënësit e komunitetit serb.

Me këtë rast kryetari Mustafa tha se ky investim po bëhet në këtë fshat që është pjesë e banuar me komunitetin serb, dhe është një projekt që është duke u realizuar pran shkollës fillore dhe është me shumë rëndësi për komunitetin dhe për komunën në veçanti. “Këtë projekt bashkërisht e kemi dizajnuar dhe kemi aplikuar në zyrën e kryeministrit për komunitetet pakicë. Projekti gjithsej kushton mbi 70 mijë euro, ku prej tyre 20 mijë euro i paguan komuna dhe pjesën tjetër rreth 50 mijë euro e financon qeveria, zyra për komunitete e kryeministrit të Kosovës” ka thënë Mustafa.

Mustafa tha se ky projekt është në funksion të rritjes normale të fëmijëve, të edukimit të tyre, për sport dhe për rekreim. “Ky është projekt shumë me rëndësi sepse ndodhet edhe për arsye që ndodhet në pjesën serbe. Këto projekt po reflektojnë jashtëzakonisht mirë te qytetarët e Komunës së Gjilanit, te qytetarët e Kosovës dhe te miqtë tanë ndërkombëtar të cilët po e ndihmojnë fuqishëm Komunën tonë dhe Kosovën. Ne kemi obligim që të investojmë në të gjithë hapësirën e Komunës, dhe është edhe një obligim tjetër që i madhi të kujdeset për më të vegjlit, në këtë rast komuniteti shqiptarë për komunitetet pakicë” tha Mustafa.

Hidromorava

Sipas tij projekti është kah fundi. “Në projekt parashihet një klasë verore, teren sportiv, hapësirë për lodrat e fëmijëve dhe një pjesë mjaft e madhe edhe për gjelbërim, i gjithë ky projekt është pranë shkollës dhe i lidhur ngushtë me shkollën. Fëmijët fare nuk janë të rrezikuar, por ata lirshëm komunikojnë dhe e shfrytëzojnë këtë hapësirë që është shumë e mirëseardhur për këta fëmijë”, tha kryetari Mustafa.

Ndërsa, Stefan Sfetkoviq, nxënës i kësaj shkolle tha se kjo që po bëhet këtu është shumë e mirë për ne nxënësit dhe të gjithë fëmijët e tjerë këtu afër./rajonipress/