Inspeksioni rrënon një aneks të banimit kolektiv , pa leje ndërtimi

Gjilan – Inspeksioni komunal ka rrënuar një aneks të një objekti për banim kolektiv në qendër të qytetit. Drejtoria e inspeksiont komunal bën apel te të gjithë ndërtuesit e objekteve individuale dhe kolektive, ta respektojnë ligjin nga fusha e ndërtimit.
Inspeksioni i ndërtimit nuk e ka toleruar investitorin Aziz Muji që të ndërtojë një aneks banimi kolektiv pa pasur leje nga organi kompetent. Inspektorët e ndërtimit nën përcjelljen edhe të policisë e kanë rrënuar aneksin e këtij objekti kolektiv tha për rajonipress Valon Shefkiu udhëheqës i sektorit të ndërtimit.
Objekti është pronë e investitorit Aziz Mujit, në qendër të qytetit, që ndodhet mbrapa Raifeissen Bankës. “Aneks objekti- mbindërtimi është ndërtuar pa leje nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e ndërtimit. Dejtoria e inspeksiont bën apel te të gjithë ndërtuesit e objekteve individuale dhe kolektive, ta respektojnë ligjin nga fusha e ndërtimit në të kundërtën paralajmërohen të gjithë pronarët dhe investitorët e mundshëm që fati i njëjtë do t’i gjejë edhe ata, po që se kanë ndërtuar ose vazhdojnë me ndërtim e sipër pa i përfillur parametrat e caktuar ligjor” tha Shefkiu./rajonipress/