UBT

Inspeksioni në Kamenicë sekuestron dy kamion dhe një eskavator, po kryenin aktivitet të jashtëligjshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat njofton se është bërë sekuestrimi i dy kamionëve dhe një eskavatori të regjioneve të tjera të Kosovës, të cilët kanë qenë duke kryer aktivitet të jashtëligjshëm në fshatin Krilevë.

Pajisjet e sekuestruara janë përdorur për bartjen e sasive të mëdha të gurit, lëndë e parë kjo e cila më pas është përdorur për shtrimin e rrugëve në territorin e Komunës së Prishtinës.

Inspektorati komunal ka vepruar duke u bazuar në kornizën ligjore të vendit, më saktësisht nenit 70 të Ligjit Nr.03/L-163 për Miniera dhe Minerale, i cili urdhëron që të ndërpritet menjëherë aktiviteti i jashtëligjshëm minerar si në këtë rast, pasi që operatori nuk posedon licencë apo leje të lëshuar nga Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve, si dhe që të bëhet sekuestrimi i përkohshëm i mjeteve të punës.

Fundamenti

Të gjitha këto procedura janë bërë dje nga Inspektorati Komunal, dhe pritet që të procedohet edhe më tej gjithnjë mbështetur në kornizën e KPMM-së.

Inspektorati komunal siguron se veprimtari të tilla të jashtëligjshme të cilat realizohen në territorin e Komunës së Kamenicës, do të ndalohen dhe orientohen në organet e tjera kompetente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.