Uji Dea

Inspeksioni mbyll 40 biznese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se vetëm gjatë javës së fundit kanë mbyllur 40 biznese individuale të cilat nuk janë pajisur me dokumentacion përkatës për shkak të mungesës së pranimeve teknike.

Inspeksioni Komunal sektori i tregut gjatë një aksioni që ka ndërmarrë javën e fundit ka arritur që të mbyll mbi 40 biznese individuale, në mungesë të dokumentacionit përkatës. Ismet Hajdini drejtor i inspektonit komunal tha për rajonipress se këto 40 biznese janë mbyllur për shkak se asnjëra nuk e kanë pasur dokumentacionin e kontrollimit teknik të objekteve.

Hajdini tha se ky aksion ka krijuar efekt tek bizneset tjera të cilat vetëm për dy ditë ka pasur 120 kërkesa për legalizim të bizneseve afariste. Hajdini tha se nuk do të lëshojnë pe tek asnjëri biznes sepse tashmë ekzistojnë procedurat e lehta dhe nuk është vështirë që bizneset të kryejnë me kohë dhe me rregull procedurat e regjistrimit.

ARKATANA

Edhe në fushën e sanitarisë Hajdini tha se kanë vizituar të gjitha institucionet parashkollore dhe shkollore dhe është konstatuar se ana hixhenike është pak më e mirë se sa në vitin e kaluar. “Ne u kemi dhënë rekomandime dhe këshilla këtyre institucioneve për ta mbajtur më në nivel pastërtinë në shkolla” tha Hajdini.

Gjithashtu inspeksioni komunal sipas Hajdinit pret të asgjësojë edhe 40 copë dhi në Zhegër për shkak se janë të kapluar nga bruceloza./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.