FITORJA

Inspeksioni konfiskon mish me afat të skaduar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se vetëm gjatë një kontrolle nga ana e sektorit të sanitarisë në një minimarket të njohur në Gjilan janë konfiskuar 130 kg kaçik me afat të skaduar.

Inspeksioni komunal që përfshinë pesë sektorët e saj ka nisur një aksion gjeneral për të kontrolluar minimarketet e mëdha e të vogla për të shikuar afatet e ushqimeve dhe produkteve tjera si dhe vizita të shpeshta nëpër kafiterit e qytetit për shkak të zhurmës

Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit tha për rajonipress se vetëm gjatë një kontrolle nga ana e sektorit të sanitarisë në një minimarket të njohur në Gjilan janë konfiskuar 130 kg kaçik me afat të skaduar.

Hajdini tha se nga ky konfiskim pason edhe dënimi për pronarin. Sipas tij afatet e skadimit nëpër minimarketet e mëdha janë më të pakta. ”Minimarketet e mëdha dhe qendrat tregtare janë më të përgatitura dhe ka më pak ankesa meqë dënimet janë të larta”. Por Hajdini thotë se inspeksioni do të ishte më efikas nëse qytetarët bashkëpunojnë dhe i lajmërojnë rastet.”Kur heshtin qytetarët dhe nuk sjellin faturën apo mallin e skaduar ne e kemi më problem të sjellim provat para policisë dhe prokurorisë” tha Hajdini.

Mobi Casa

Hajdini tha se qytetarët për çdo ankesë të skadimit të ushqimit,bylmetnave dhe produkteve tjera duhet ta paraqesin urgjentisht me mallin dhe faturën në sektorin e sanitarisë.

Hajdini tha se inspeksioni po bashkëpunon edhe me policinë dhe prokurorinë dhe përveçse dënimit material që mund të goditen minimarketet ato i pret edhe dënimi nga gjykata .

Inspeksioni duke u bazuar në ankesat e shumta të qytetareve sidomos në kompleksin e shtëpisë së mallrave dhe në lagjen “Dardania”, ku kafiteritë shkaktojnë zhurmë të pakontrolluar,janë vizituar dhe paraprakisht u është tërhequr vërejtja që të jenë më të disiplinuar sa i përket nivelit të zërit në kafiteritë e tyre,pas orës 10 të natës.

Hajdini tha se kafiterive që u është tërhequr vërejtja dhe u janë matur me instrumentet tona niveli i zërimit dhe nuk e përfillin atë mund të sanksionohen me një gjobë prej 500 deri në 10 mijë euro, dhe nëse është nevoja deri tek mbyllja e lokalit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.