RCCOLA

Inspeksioni komunal nuk ekziston në Gjilan, duhani tymoset në 80% të lokaleve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qytetarët gjilanas janë të zhgënjyer me inspeksionin komunal i cili në mungesë të guximit e profesionalizmit ka lejuar që në shumicën e lokaleve dhe kafiterive të qytetit duhani të pihet legalisht dhe pa asnjë pengesë. Restorante ekskluzive dhe aty ku dëgjohet edhe muzika deri 200 persona pihet puro cigare, puro muhabet e puro tallava.

Shumë qytetar gjilanas kryesisht ata që nuk e konsumojë duhanin ndihen të zhgënjyer me mos reagimin e inspeksionit komunal i cili ka lejuar dhe po lejon që situata të dali jashtë kontrollit për shkak të pirjes së duhanit në mbi 80% të lokaleve në qytet.

Ekremi një qytetar gjilanas thotë se ka një kohë të gjatë që nuk shkon në kafiteri.
“Shkova dy herë radhazi në një kafiteri për të pire kafe. Aty tërë kohën pihej duhani edhe pse kishte mësues e intelektual të të gjitha niveleve. Nuk e di ato mësuese e mësues që pijnë duhan e më pastaj shkojnë në klasë dhe i edukojnë fëmijët tanë. Vërtet kjo është e turpshme, po fajet janë tek inspektirët të cilët fare nuk dalin në teren” thotë Ekremi.

Fundamenti

Bajrushi një tjetër qytetar thotë se duhani po pihet edhe në restorante ekskluzive, ku ka muzikë e ahengje të natyrave, ku marrin pjesë mbi 200 persona.

“Qëllova në një muzikë një natë dhe aty pihej puro cigare, kishte puro muhabet dhe puro muzikë. Askush nuk e ndalte tymin e duhanit. Kjo vërtet është e tmerrshme kur sheh gjithë ata njerëz të pranishëm, ku kishte edhe deputet, komandant policie, zyrtar qeveritar e komunal dhe askush nuk reagonte. Evropa hiq s’është dashur me i hjek vizat sepse akoma nuk e meritojmë” shprehet Bajrushi./rajonipress/