Fundamenti

Inskenoj rastin se është i rrezikuar nga radikalët islamik

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Esat H. Nga Smira e Vitisë kishte raportuar më herët se ishte shtënë në drejtim të tij nga persona të panjohur dhe se në murin e shtëpisë ishin shkruar grafite. Policia pasi ka verifikuar provat ka vlerësuar se ai vet ka inskenuar ngjarjen për të përfituar strehim në shtetet perëndimore.

Edhe një rast i paraqitur fillimisht si viktimë është konstatuar se ngjarja është inskenuar nga vetë raportuesi-ankuesi. Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan tha për rajonipress se më 16 korrik 2012 ankuesi Esat H. (1981) kishte paraqitur rastin në polici se gjoja kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

Patrulla policore nga stacioni i Vitisë i u kanë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Hashanit në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësitet e Hetimeve Rajonale dhe njësitet e Krim Teknikës ku gjatë vendëshiqimit kanë vërejt gjurmë të 4 predhave që kishin goditur murin e jashtëm të shtëpisë së tij.

RCCOLA

Po ashtu edhe një mbishkrim në murin e shtëpisë (mbishkrim kërcënues,vështirë i lexuar).

Pas një pune mirë të organizuar dhe hetimeve gjithëpërfshirëse Njësiti i Hetimeve Rajonale ka arritur ta zbardhë rastin në fjalë. Hashani tha se tani dyshohet se personi i lartcekur tani i dyshuar për inskenim të rastit në natën e incidentit, me revolen e tij ka shtënë vet 4 herë në drejtim të shtëpisë së tij, gjithashtu me ngjyrë të kuqe ka shkruar grafitë në mure kinse është i rrezikuar nga radikalizmi islamik.

Në bazë të hetimeve ka rezultuar se ky inskenim nga i dyshuari është bërë me qëllim që të vë në lajthitje organet kompetente dhe të sigurojë ndonjë dokument se kinse ai dhe familja e tij janë të rrezikuar në Kosovë dhe me atë dokument të kenë mundësi që të gjejnë më lehtë strehim në ndonjë vend të Evropës Perëndimore.

Revolja e llojit TT, me të cilën ka kryer veprën i dyshimti është konfiskuar.
Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penale për tri vepra penale. “Lajmërim i rrejshëm”, “Posedim pa leje i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” . Rasti procedohet në gjykatë tha Hashani./rajonipress/