Hidromorava

Insistojnë në shfuqizimin e Speciales

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Deputeti i PDK-së Nait Hasani thotë se nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për mbajtjen e seancës së Kuvendit për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Në anën tjetër, në medie kanë nisur të lakohen emrat se kush mund të jenë të akuzuarit e parë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Katërdhjetë e tre deputetët të cilët të premten e kaluar kanë dhënë nënshkrimet e tyre për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre.

Kështu kanë bërë të ditur disa prej tyre, të cilët kanë thënë se Kryesia e Kuvendit tash duhet të ecë përpara që ta thërrasë mbledhjen (pas pushimit).

Mobi Casa

Shfuqizimi i Speciales kishte dështuar të realizohej të premten mbrëma, meqë Kryesia nuk kishte pasur kuorum të mbante mbledhje për ta caktuar seancën e jashtëzakonshme, ani pse një gjë të tillë e tentoi dy herë radhazi.

Nga ana tjetër, meqë po ofrohet koha e funksionalizimit të Speciales disa emra tashmë kanë nisur të dalin në medie si emra potencialë ndaj të cilëve do të ngrihen aktakuzat e para nga Gjykata Speciale. Mirëpo, të kontaktuar nga “Zëri” ata i kanë cilësuar spekulime këto raportime.

Ndërkaq, përderisa përfaqësuesit e LVV-së thonë se do ta kenë qëndrimin e njëjtë siç kishin gjatë vitit 2015 lidhur me Gjykatën Speciale, ata të LDK-së thonë se kërkesa për ta shfuqizuar atë është bërë kryekëput për interesa të ngushta personale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.