UBT

Inkurajohet Parlamenti Evropian t’ia heqë vizat Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përderisa çështja e liberalizimit të vizave të Kosovës ka kaluar në Komitetin për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), tani është hapur rruga për fillimin e trialogut mes Komisionit Evropian, Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave. Ende nuk është bërë publike nëse kanë filluar këto bisedime, mirëpo Kosovës i mbetet të kalojë edhe dy votime të rëndësishme – atë të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Ministrave për të fituar liberalizmin e vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë që Komisioni Evropian në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka thënë se inkurajon Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave për të ecur përpara në propozimin për heqjen e vizave për Kosovën.

Mobi Casa

“Kosova ka bërë përparim të madh gjatë dy vjetëve të fundit dhe është e rëndësishme që zbatimi i të gjitha standardeve të vazhdojë. Komisioni tani inkurajon Parlamentin Evropian dhe Këshillin për të ecur përpara në propozimin e Komisionit për heqjen e kërkesave për vizat për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Komisionit dhënë “Zërit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.