Fundamenti

Inkrementalizimi dhe agonia qytetare

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Flamur Dugolli – Inkrementalizimi vije në shprehje kur vendim-marrësit që udhëheqin me politikat publike nuk janë ose nuk duan të ballafaqohen me realitetin publik, që donë të thotë se nuk i zgjedhin problemet shoqërore por krijojnë probleme artificiale, ose raste problematike të kontrolluara.

Kjo praktikë haset më së shumti në shtetet e dalura nga blloku socialist e sidomos ato të europes juglindore, ku udhëheqësit politik edhe më tutje dëshirojnë ta ruajnë komoditetin e tyre. Problemi jetik me të cilin ballafaqohen sodë politikanët ne shtetet e ashtuquajtura në tranzicion (përfshirë këtu edhe Kosovën) me se miri i shpjegon ish presidenti çek Vaclav Havel “Shumica beson se pushteti është në duart e atyre që nuk mund tu besohet, sepse brenga kryesore e tyre është karriera dhe interesi i tyre, e jo interesi i qytetarëve. Mendimi që përhapet tek “qytetarët” është se ja vlen të vidhet dhe të gënjehet! Shumica e politikanëve dhe nëpunësve shtetëror janë të korruptuar edhe pse partitë politike deklarojnë se kanë qëllime te sinqerta dhe të ndershme” .

Kjo ndjenjë qytetare vjen si pasojë e një agonie (përgjumje nga humbja e shpresës) e që buron nga mendësija inkrementaliste e qeverisjes mbi bazat ditore, pa një plan afatgjatë në funksion te politikave socio-ekonomike që realisht do të përmirësonin jetën e qytetarit.

Siç thekson edhe enciklopedisti i njohur amerikan Andreë Heywood “hartuesit e politikës me frymë inkrementaliste kanë prirje të fortë të merren më shumë me politikat ditore se sa të kenë një vizion afatgjatë. Energjia e tyre përqendrohet më shumë në mbajtjen e anijes në kurs sesa reflektimi se ku na dërgon ai kurs”.

FIDANISHTJA

Këtij kursi i duhet një “reset” rivendosje, e kjo mund të ndodhë vetëm me angazhimin e një klase të re politike dhe pa përvoje në sistemin ekzistues. Gjykuar në aspektin historik ndryshimet më të mëdha pozitive në historinë e popullit shqiptar kanë ndodhur pikërisht me iniciativa rinore dhe studentore.

Vendit i duhet një gjeneratë e re politikanësh profesionist me koncepte të reja, strukturë të re dhe një etikë politike, politikan që kanë vullnet të zbresin qeverisjen në nivelin e prekshëm për qytetarin. Ne kemi analist me bollëk, por na duhen njerëz kryesisht të rinjë që kanë energjinë të veprojnë dhe bëjnë ndryshime pozitive drejt suprimit te politikave inkrementaliste. /rajonipress/

Autori është nënkryetar i partisë Republikanët e Kosovës dega ne Ferizaj.