Eko Higjiena

Injoroi ligjet dhe qeverinë për biznesin 2 milionësh

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Megjithëse nuk kishte të drejtë të japë prona në shfrytëzim më shumë se për dhjetë vjet, komuna e Kaçanikut, me nënshkrimin e atëherë kryetarit Xhabir Zharku, kishte vendosur t’i japë një biznesi privat — në afat të përhershëm — pronë në vlerë afër 2 milionë euro.

Agjencia e Privatizimit madje pohon se prona figuronte e saj, jo e komunës. Kontrata ishte dhënë pa ndonjë procedurë tenderuese.
Pas një shkrese që i kishte drejtuar komunës, kompania lokale “Çlirimtarët” kishte arritur para katër viteve të merrte një pronë nga Kaçaniku ku planifikonte ndërtimin e një objekti banesor-afarist me rreth 90 lokale e banesa, shkruan gazeta Jeta në Kosovë.

Më 12 shtator 2008, përfaqësuesi i kompanisë Ehlam Bunjaku i shkruante drejtorisë së urbanizmit që t’ia bënte të mundur dhënien e parcelës prej 31 ari.
“Do të përfitojnë edhe familjarët e dëshmorëve të UÇK-së, invalidët e luftës, veteranët dhe komuna e Kaçanikut…”, shkruante Bunjaku.

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku — derisa ndodhej nën hetime tjera nga prokurorët e EULEX-it për çka është dënuar me tri vjet burg dhe është larguar nga posti më herët këtë vit — kishte nënshkruar, në më pak se një muaj e gjysmë më vonë, më 23 tetor 2008, që t’ia jepte kompanisë ngastrën kadastrale nr. 650 e që gjendej mes Gjykatës Komunale dhe Qendrës së Emergjencës në Kaçanik.

Kontesti me AKP-në

Uji Dea

Agjencia Kosovare e Privatizimit thotë se deri në vitin 2005 kjo parcelë ka figuruar pronë e saj.
“Sipas dëshmive të vitit 2005 që i posedon AKP, ngastra 650 ka qenë pronë e KB (Kombinatit Bujqësor) ‘Ramadan Agushi’”, thotë zëdhënësi Ylli Kaloshi.

Kontrata pa procedura tenderuese

Kontrata, që ishte bërë pas një kërkese të operatorit ekonomik, nuk kishte kaluar në procedura prokurimi.
Ligji për prokurimin publik kërkon procedura transparente, konkurrente dhe jodiskriminuese.
Po ashtu, me rregulloren për Dhënien në Shfrytëzim Afatgjatë të Pronës së Paluajtshme Shoqërore që administrohet nga komunat e Kosovës, parashihen procedura transparente dhe në përputhje me ligjet e prokurimit.

Borxhet

Kur sapo kishte filluar ndërtimi, Nuri Rexha nga Kaçaniku kishte vendosur të blinte një lokal prej “Çlirimtarëve” dhe “Vëllezërve të Bashkuar”. Për këtë, në xhirollogarinë e Gazmend Kuçit nga kompania e parë, ai i kishte transferuar gati 20 mijë euro.
Por, me ndërrimin e pronarëve dhe ardhjen e “Bardhit” si vazhduese e projektit, atij nuk do t’i njihej e drejta e tij e pronës.
“Unë u mashtrova, mendova se meqë jemi të Kaçanikut dhe njihemi të gjithë, mund t’u besoj” thotë Rexha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.