Injorimi i Xherdan Shaqirit shkakton ‘tërmet’ në Angli
Liverpooli e kaloi me sukses testing e quajtur ‘Porto’ në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, duke regjistruar një fitore 2:0 në mbrëmjen e kaluar.
Naby Keita i dha epërsinë “Të Kuqëve” para se Roberto Fimrino ta shënonte golin e dytë dhe të fitores për vendasit në “Anfield Road”.
Rezultati 2:0 nënkupton se skuadra e Jurgen Klopp është në pozitë të fortë për ndeshjen e kthimit në Portugali të mërkurën e ardhshme, shkruan Zëri.
Mediumi lokal “Liverpool Echo” ka përmendur disa pika, të cilat edhe kanë mundur të na ikun gjatë ndeshjes së djeshme.
Njëra prej këtyre pikave është edhe injorimi i radhës i Jurgen Klopp në drejtim të mesfushorit nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Tifozët e Liverpoolit nga anembanë bota janë të hutuar në lidhje me atë se pse reprezentuesi i Zvicrës nuk është duke luajtur për Liverpoolin.
Shaqiri nuk është paraqitur që prej 24 shkurtit kur u inkuadrua nga banka rezervë ndaj Manchester Unitedit, ndërkaq mbrëmë u paraqit në zonën teknike në minutat shtesë për t’u inkuadruar në lojë.
Por, gjyqtari Antonio Mateu Lahoz kishte ide tjera dhe e përfundoi ndeshjen para se ta kryente zëvendësimin e fundit të Liverpoolit.
“Ndoshta, herën tjetër Xherdan”, shkruan “Liverpool Echo” në mes të tjerash për mesfushorin gjilanas./Zëri/


