Uji Dea

Inicohet shkarkimi i kryetares së Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi Komunal i Preshevës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme të hënën, ku pritet të votohet për shkarkimin e kryetares Ardita Sinani. Gazeta Express ka siguruar dokumentin ku në rend dite është shqyrtimi i propozimit për shkarkimin e Sinanit. Kjo e fundit nuk pranoi ta komentojë inicimin për shkarkim.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës në maj të vitit të kaluar, pasi arriti koalicion me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u zgjodh nënkryetar i komunës dhe Sami Salihun nga Lëvizja për Reforma, që mori postin e kryetari të Kuvendit komunal.

Por, si duket partnerët e koalicionit që ia dhanë votat Sinanit për ta zgjedhur kryetare para një viti, tani do ta inicojnë shkarkimin e saj.

KKVITI

Të hënën është thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komuna në Preshevë me fillim nga ora 10:00 me vetëm një pikë të rendit të ditës, shqyrtimin e propozimit për shkarkimin e kryetares së komunës së Preshevës në dokumentin e siguruar nga Express.

Gazeta Express ka kontaktuar kryetaren Sinani por e njëjta s’është përgjigjur në thirrjet dhe mesazhet e gazetës deri në publikimin e këtij teksti.