ARKATANA

Iniciativa qytetare: Rruga e Zarbicës, të mbajë emrin e Doktor Ilazit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Organizata joqeveritare “Guri i Zi”, me seli në Bujanoc, mbështet iniciativën e qytetarëve të Malësisë së Bujanocit, që rruga rajonale Muhoc-Zarbincë, të mbajë emrin e humanistit dhe atdhetarit të devotshëm Dr. Ilaz Selimi, si dhe të vendoset pllaka me emrin e tij.

Kontributi i Doktor Ilazit, për rrugën e Zarbicës, është i pashoq, ai shiti pasurinë private për ta mbajtur gjallë qarkullimin e kësaj vije rrugore me dekada për malësorët e Bujanocit.

Prandaj, nuk ka ndonjë emër tjetër, që mund të zëvendësoj emrin e këtij veprimtari të palodhshëm, jo vetëm të Malësisë së Bujanocit, por edhe më gjerë. Çdo iniciativë tjetër anësore, që mund të vijë nga individë e grupe të tjera të interesave partiake a shoqërore, për t’ia lënë emrin Rrugës Muhoc-Zarbicë, është e pakuptimtë, jo logjike dhe jo e ndershme.

Organizata joqeveritare “Guri i Zi”, merr vesh se të dielën, më 10.01.2021, në Zarbicë qenka një takim, në të cilën do të vendoset pllakë me emrin e rrugës Dr.Ilaz Selimi të cilën e përkrahim fuqishëm.

ARKATANA

Askush nuk i konteston emra tjerë të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre në asfaltimin e shumëpritur të kësaj rruge, një projekt kapital e jetik për banorët e Malësisë së Bujanocit, është bërë me paratë e donatorëve, pushtetit lokal dhe qendror, por jo me paratë e xhepit të tyre.

Organizata joqeveritare “Guri i Zi”, për t’i dhënë fund këtyre kalkulimeve dhe manipulimeve rreth emërtimit të Rrugës Muhoc-Zarbicë, kërkon që të përkrahet iniciativa e qytetarëve të Malësisë, të cilët jetojnë atje e që dëshira e tyre është kësaj rrugë të ketë emrin e Dr Ilaz Selimit.

Organizata joqeveritare “Guri i Zi”, duke mbështetur iniciativën e banorëve të Malësisë së Bujanocit për emërtimin e rrugës, kërkon nga Kuvendi Komunal i Bujanocit, sa më parë të aprovoj një kërkesë të tillë, ngase çdo emërtim tjetër do të shpallet “non grata!”.

Fatmir Sopi, kryetar i OJQ “Guri i Zi”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.