Mobi Casa

Iniciativa e presidentit Thaçi është e qëlluar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, e ka mirëpritur iniciativën e presidentit të vendit për zbardhjen e krimeve para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo kërkesë ka për qëllim rritjen e efikasitetit të punës së organeve të drejtësisë.

Fundamenti

“Mendoj se kërkesa e presidentit Hashim Thaçi është e qëlluar për shkak se me këtë ftesë apo iniciativë në një mënyrë sajohet dhe konsolidohet një frymë e re politike dhe një vullnet politik për punë më efikase të organeve të drejtësisë në hulumtimin dhe në zbardhjen e krimeve të cilat janë kryer para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës”, ka deklaruar Salihu.

Megjithatë, ai është shprehur i pakënaqur me punën e deritanishme të sistemit të drejtësisë por, sipas Salihut, tash ka filluar një fazë e re, e cila premton se në të ardhmen do të jetë më efikase në hulumtimin, zbardhjen dhe ndëshkimin e kryerësve të krimeve gjatë dhe pas luftës. “Marrë në përgjithësi, nuk jam i kënaqur, por kjo gjendje e sistemit të drejtësisë është rrjedhojë e situatës politike, ekonomike, sociale, juridike dhe arsimore në vend. Efikasiteti i drejtësisë varet duke u nisur prej përgatitjes profesionale, përgjegjësisë etike dhe morale si dhe prej mungesës së llogaridhënies. Këto nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Për këtë arsye nuk jemi të kënaqur me efikasitetin, azhuritetin dhe cilësinë e këtij sistemi”, ka theksuar ai, duke shtuar se ka pasur interferim të politikës në drejtësi dhe, sipas tij, kjo është e dëmshme. “Është fakt se ka pasur interferim të politikës në sistemin e drejtësisë, sidomos në rastin e emërimeve në poste të larta. Kjo nuk është e mirë dhe është shumë e dëmshme. Por, si parakusht elementar për një sistem juridik, profesional dhe efikas, sistemi i drejtësisë duhet të jetë i ndarë prej legjislativit dhe ekzekutivit”, është shprehur Salihu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.