RCCOLA

Ingrit Gjoni, “Si i rezistova kohës, këngëtaret e reja konsumohen për 2-3 sezona”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ajo është një nga femrat që gjithmonë i ka rezistuar kohës që nga daljet e para. Një këngëtare me fat dhe një femër që duket se i ka arritur të gjitha. Që nga dalja si 17 vjece e deri më sot Ingriti e kujton me shumë dashamirësi atë periudhë.

“Cdo gjë ka kohën dhe ciklin e vet, jam e kënaqur që në këtë cikël kam ndejtur gjatë se ne kemi dal që 17 vjece në ekran dhe cikli i këngëtareve nuk jeton gjatë jeton 2-3 vera dhe sot e kësaj dite qesh kur shkoj në koncert dhe mbushen lokalet se them o Zot sa qejf që njerëzit të duan se edhe pse jam mbi të 30 prap vinë se ne jemi sevuar shumë para publikut dhe kemi relativisht 14 vite që shkojm mirë kur shohim se gjërat veniten themi se kemi qenë me fat”, shprehet këngëtarja në këtë bisedë duke shtuar se e merr malli edhe për jetën që ka kaluar pasiqë ka qenë shumë me fat.”

“Me thënë të drejtën më merr malli për gjitha, një jetë e kaluar shumë bukur me fat, por nuk më pengon jeta që kam tash sepse është periudha më e mirë për mua”, shton më tej këngëtarja Gjoni e cila për momentin është në garë tek “Dance with me” dhe po ia del shumë bukur.Por a kanë probleme aty si grup? ‘’Jemi shumë grupi mirë dhe nuk kemi parë probleme, të paktën jo hapur, ka një lloj mirëkuptimi në punë nuk kemi teke, mundohemi gjithë kohës të ndihmojmë njëri-tjetrin, në kompeticione tjera kur dëgjoj se ka keqkuptime cuditem’’, thotë Ingriti e cila tashmë është nënë e një djali dhe po e shijon shumë këtë gjë. Duket sikur nuk i mungon fama dhe vëmendja.

RCCOLA

“Kur bëhesh nënë dhe rritesh mua më duket sikur i kam të gjitha jetoj shum mirë kam jetë të bukur se kam punuar, më vjen keq të ndaj jetën e mirë me njerëz që do ndiheshin keq, kur isha më e vogël mundohesha të nxjer makinat luksoze dhe veshjet nëpër gazeta por kur e mendoj them cfarë qejfi është të shesësh mend se kam atë apo këtë”.

Ndërkohë që jeta private për të është e shenjtë, nuk dëshiron të flasë shumë por shprehet se është në top formë dhe se mediat online atë punë kanë.
“Media këtë punë ka, nuk është se kam folur nuk është se e ndaj jetën time private nuk ka dicka për të fshehur por nuk është se e nxjer në foto edhe djalin se kam fiksimet e mia, jam në top formë, jeta është normale dhe nuk ka ndryshuar asgjë”, shprehet për fund këngëtarja Gjoni.