Ingridi: Jam në topformë
Ingrid Gjoni është një prej pjesëmarrëseve kërcimtare ne Dance With Me, ndërkohë qe ajo është e bindur se po aq e suksesshme është edhe ne këngë.Që nga dalja si 17-vjeçare e deri më sot, Ingridi e kujton me shumë dashuri atë periudhë.
“Çdo gjë ka kohën dhe ciklin e vet, jam e kënaqur që në këtë cikël kam ndenjur gjatë se ne kemi dalë që 17 vjeçe në ekran dhe cikli i këngëtareve nuk jeton gjatë, jeton 2-3 vera dhe sot e kësaj dite qesh kur shkoj në koncerte dhe mbushen lokalet”.
“Them me vete: O Zot, sa qejf që njerëzit të duan. Edhe pse jam mbi 30 vjeç, prapë vijnë”, shprehet këngëtarja në një bisedë duke shtuar se e merr malli edhe për jetën që ka kaluar, pasi ka qenë shumë me fat.
“Jam në topformë, jeta është normale dhe nuk ka ndryshuar asgjë”, shprehet në fund këngëtarja Gjoni.


