FIDANISHTJA

Ingridi, Albëria – kush janë pjesëmarrësit në “Dance with me”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Spektakli i vallëzimit dhe i argëtimit “Dance with me” ka nisur përgatitjet dhe përzgjedhjen e konkurrentëve.

Në sezonin e dytë të kësaj gare kërcimi pritet të vihen përballë njëri-tjetrit të tjerë artistë: aktorë, këngëtarë, humoristë, sportistë etj., të cilët do të jenë pjesë e këtij shou gjatë 12 javëve. Të gjithë artistët pjesëmarrës në këtë format do të tregojnë një aftësi tjetër, ndryshe nga profesioni i tyre i vërtetë – aftësinë për të kërcyer.

Kështu, pritet që të sfidojnë njëri-tjetrin në këtë garë vallëzimi aktorët e humorit Rita Lati dhe Sejfulla Myftari, njofton Revista Class.

Një konkurrente në garë për edicionin e dytë të “Dance with me” do të jetë edhe këngëtarja Ingrid Gjoni, e cila shpeshherë ka treguar dashurinë që ka për kërcimin edhe nëpër klipet e saj.

United Hospital

Po nga muzika, një konkurrente tjetër do të jetë Albërie Hadërgjonaj. Ndonëse së shpejti do të bëhet gjyshe, Albërien asgjë nuk e ndal para muzikës dhe argëtimit të saj. Në formë të shkëlqyer fizike, ajo pritet ta befasojë publikun.

Nga fusha e sportit, një emër i lakuar është sportistja Klodiana Shala, e cila e ka nisur një herë këtë garë, por e ka ndërprerë shumë shpejt. Ende të pakonfirmuar mbeten këngëtarët Mihrie Braha dhe Noizy.

Kujtojmë që edicionin e parë të këtij spektakli të vallëzimit e fituan Sabri Fejzullahu dhe Rozana Radi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.