ARKATANA

Infrastruktura sportive në Viti në qendër të vëmendjes së Komunës dhe FFK-së

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Sot, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, z. Armend Misini, kryetarin e Komisionit për Infrastrukturë Sportive në kuadër të FFK-së, z. Isak Rakovica, si dhe anëtarin e këtij komisioni, z. Haris Abdixhiku.

Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive në komunën e Vitisë, me theks të veçantë në përgatitjet për sezonin 2025/26 të Ligës së Tretë – Kategoria e Seniorëve.

Fundamenti

Pas kërkesës së paraqitur nga Lidhja Rajonale e Futbollit pranë FFK-së, Komisioni për Infrastrukturë Sportive dhe Projektime ka vizituar sot stadiumet në Pozheran dhe Sadovinë, ku pritet të zhvillojnë ndeshjet klubet FC Anamorava 2024 dhe KF Uniteti gjatë sezonit të ardhshëm.

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sportit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive për të rinjtë dhe komunitetin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.