UBT

Infrastruktura prapë ‘gëlltit’ buxhetet komunale

/ 3 minuta lexim
HW

Investimet kapitale prej 2 milionë eurosh në kryeqytet vitin e ardhshëm do të shkojnë në ndërtim dhe asfaltim të rrugëve. Sipas buxhetit të miratuar të komunës, Prishtina ka ndarë 1.5 milion për tregun e ri, ndërsa 1 milion euro për ndërtim të katër parqeve rekreativo-sportive dhe 1 milion të tjera për sipërfaqet e gjelbëruara. Në të gjitha investimet që pritet të bëhen në Prishtinë, kapin shifrën prej 24 milionë eurove.

Mitrovica ka vendosur t`i shpenzojë 2.4 milionë në ndërtim dhe asfaltim të rrugëve, ndërsa 65 mijë euro për hartimi i projekteve, planeve hapësinore, Planit Zhvillimor Komunal dhe hartave zonale. Në pjesën e shëndetësisë janë ndarë 9 mijë e 500 euro për mirëmbajtje të objekteve shëndetësore dhe 30 mijë euro për auto-analizator hematologjik-biokimik.

Peja do të investojë në rrugë 1.3 milionë euro, ndërsa në trotuare 80 mijë euro. Në participim me Bankën Gjermane për Zhvillim janë ndarë 1.3 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza. Në pjesën e zhvillimit ekonomik, janë planifikuar 50 mijë euro për ndërtimin e shtegu i çiklistëve Pejë-Radac.

Shërbimet publike dhe infrastruktura rrugore, do t`i kushtojnë komunës së Gjakovë 3.7 milionë euro. Për ndërtim të rrugëve me kubëza janë planifikuar 180 mijë euro, ndërsa për parkun e qytetit 150 mijë euro. Në Rogovë do të ndërtohet një qendër grumbulluese e perimeve.

Ndërtimi i infrastrukturës Prizrenit do t`i kushtojë 8.5 milionë euro, ndërsa 1.3 milionë euro investime në bujqësi. Me 300 mijë euro do të bëhet mbjellja e drunjve dekorativ, ndërsa me 350 mijë të tjera pritet rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemit të kanalizimit dhe ujësjellësit.

Hidromorava

Me anë të participimit do të mbështetën 10 mini-ferma me bagëti të imta, ndërtimin e 50 serave, ngritja e 3 hektarëve me pemë arrore dhe 4 hektarëve të tjerë me pemë të imta: mjedra, dredhëza, boronicë, aroni.

Ferizaj do të investoj 1 milion euro në infrastrukturë rrugore, ndërsa 5.6 milionë në infrastrukturën publike. 250 mijë euro janë ndarë për përkrahja e fermerëve me destinim zhvillimin e bujqësisë. Ndërtimi i shtigjeve për biçikleta nga parku Liria në drejtim të fshatit Nerodime është planifikuar me 138 mijë euro, ndërsa aktivizimi i pishinës për të rritur dhe për fëmijë me 194 mijë euro.

Gjilan do të kujdeset që rreth 1.5 milionë euro të investoj në infrastrukturën publike. Problemet e ujërave të zeza, që derdhën në lumenjtë Stanishorka dhe Mirusha, synohet të zgjidhen me një investim prej 300 mijë eurove.

Ndërsa, masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike në nivel komunal do të kushtojnë 287 mijë euro. Planifikimi urban dhe Inspeksioni planifikojnë t’i shpenzojnë 600 mijë euro./rtk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.