HW

Inflacioni në Kosovë prek nivele shqetësuese, në gusht arriti në 13%

/ 3 minuta lexim
HW

Inflacioni vjetor në Kosovë deri në muajin gusht 2022, ka arritur në 13 për qind, bën me dije Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Kjo rritje e inflacionit përkthehet me rritjen enorme të çmimeve të shumë produkteve ushqimore në Kosovë këtë vit.

Ndërsa, në krahasim më një muaj më herët, me korrikun 2022, inflacioni në gusht u rrit për 0.2 për qind, përcjell Buletini Ekonomik.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 13.0% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin gusht 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (52.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (48.6%); bukë dhe drithëra (32.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.0%); qumësht, djathë dhe vezë (26.2%); gaz (26.1%); mish (22.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (19.7%); shërbime për transport (17.9%); kafe, çaj dhe kakao (17.6%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (15.7%); shërbime hoteliere (14.9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (14.3%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (12.2%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.3%); kujdes personal (8.9%); pushime të organizuara (7.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.3%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (6.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); gjëra personale (5.9%); pajisje shtëpiake (5.4%); blerje e automjeteve (5.3%); duhan (5.3%); pije alkoolike (5.2%); produkte farmaceutike (4.6%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (4.2%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 13.3 për qind në IHÇK.

HW

Ndërsa, rënie e çmimeve është vërejtur te nëngrupet i COICOP-it: pemë (-8.2%); perime (-1.2%); veshje (-0.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Ndërkaq, norma mujore e inflacionit e matur në muajin gusht 2022, me muajin korrik 2022 ishte 0.2%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.2% në muajin gusht 2022, krahasuar me muajin korrik 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6.3%); qumësht, djathë dhe vezë (3.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.3%); mish (1.7%); bukë dhe drithëra (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-6.1%), me një ndikim prej (-0.4 për qind) në IHÇK-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.