Infermierja shqiptare edhe pse në ditët e fundit të shtatzanisë, qëndron në vijën e parë të luftës kundër Covid-19 në SHBA

Edhe pse në ditët e fundit të shtatzanisë, vazhdon betejën për shpëtimin e jetëve njerëzore, në vijën e parë të luftës kundër Covid-19. Infermierja shqiptare që punon në Teksas, SHBA, Armida Bahja Hoxha, frymëzim për shërbimin ndaj pacientëve: Edhe pse në ditët e fundit të shtatzanisë, vazhdon betejën për shpëtimin e jetëve njerëzore, në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, përcjell albinfo.ch.

Armida Hoxha është në javën e fundit të muajit të nëntë dhe vazhdon t’ju shërbejë me përkushtim pacientëve me Coronavirus dhe Covid 19.

“Faleminderit që më dhatë mundësinë të ndaj përvojën time me ju në lidhje me këtë krizë. Unë punoj si një Infermiere e Regjistruar (RN) në një nga spitalet më të mëdha në Hjuston Teksas. Unë punoj në Vendosjen e Kujdesit Akut (Acute Care Setting), ku presim dhe trajtojmë pacientët në fazën kritike të sëmundjes. Nga këtu në varësi të rezultatit pacienti mund të transferohet në njësinë e kirurgjisë/mjeksisë nëse gjendja përmirësohet ose në ICU nëse gjendja përkeqësohet” u shpreh Hoxha.

Duhet theskuar se Armida Hoxha lëvizi në Amerikë në vitin 2017 dhe fillimisht punoj si nihmëse Infermierie deri gjatë kohës qëu njoh diplloma nga Bordi i Infermerisë në Teksas dhe më pas kaloi si Infermiere në Prill 2019.

Po ashtu, ajo në një intervistë për mediat shqiptare ka thënë se kjo pandemi do të zhduket dhe se statistikat nuk janë aq shqetësuse në raport me të prekurit.

“Besoj se po. Nuk është hera e parë që kemi hasur epidemi apo pandemi dhe nuk besoj se do të thotë që njerëzimi do të shuhet. Faktikisht nga statistikat, megjithëse është një sëmundje shumë ngjitëse, numri i atyre që kanë nevojë për kujdes të veçantë është i ulët dhe numri i vdekjeve është gjithashtu i ulët. Problemi është gjithmonë në fluksin e pacientëve. Ndoshta keni dëgjuar se këtu në Amerikë kemi shumë probleme në plotësimin e stafit. Ne nuk kemi mjekë apo infermierë të mjaftueshëm . Në qoftese kemi qenë ne nevojë më parë, jemi sot ende me më shumë nevojë. Diçka kjo që e ka rënduar edhe më shumë sistemin tonë shëndetsor. Kështu që për mua kjo është sfida jonë e parë, sfida e dytë janë mjetet e mbrojtjes dhe ventilatorët që shpresoj se do të vijnë me bollëk se shpejti. Unë gjithashtu besoj se populli amerikan ka diçka shumë të veçantë, është një popull shumë bujar dhe inovator. Besoj se zgjidhja do të vijë nga bizneset amerikane të mëdha, por pse jo dhe të vogla. Kjo do të na lehtësojë barrën. Gjithashtu mendoj se amerikanët janë një popull i ndëgjegjshëm. Edhe pse është e vështirë te mbashë “social distance”, distancë sociale, besoj se njerëzit janë të vetëdijshëm dhe shoh që rregullat po zbatohen në shumicën e rasteve. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e infeksioneve, të paktën derisa të gjendet kurimi” tha ajo. /Albinfo.ch,

Infermierja shqiptare edhe pse në ditët e fundit të shtatzanisë, qëndron në vijën e parë të luftës kundër Covid-19 në SHBA

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).