Mobi Casa

Infermieria po fuqizohet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Për nderë të 12-maji,t Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë në Gjilan është shënuar kjo ditë ngase me një përkushtim të madh qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë kanë marrë shërbime të shpejta dhe kualitative në përmirësimin dhe ruajtjen e shëndetit të njeriut.

Kjo ditë është shfrytëzuar edhe për promovimin e numrit të parë të revistës “Shëndeti” të nxjerrë nga QKMF.

Me këtë rast drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Xhemajl Salihu tha se në ditët e sotme roli i infermierisë po fiton një dimension tjetër të fuqizimit, duke i bërë infermierët ofrues të përkujdesjes për mijëra njerëz që ankohen nga sëmundje të ndryshme në Komunën tonë.

“Infermieria si pjesë e sistemit shëndetësor mbetet bërthamë e organizmit për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, ofrimin e përkujdesjes dhe ngritjen e vetëdijesimit për gjitha kategoritë e popullatës sonë, me qëllim që shëndeti të jetë epiqendër e zhvillimeve të reja”, theksoi Salihu.

Uji Dea

Ai më tej një meritë të madhe në arritjet e shëndetësisë primare të Gjilanit ia dedikoi pikërisht më shumë se 170 infermierëve të shëndetit primar, duke thënë se shërbimet janë mjaft kualitative me një punë të denjë.

Ndërsa ,Valbon Milazimi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan tha se sistemi i kujdesit shëndetësor s’mund të mendohet pa infermierinë. Bota por edhe Kosova po përballen me sëmundje të ndryshme dhe të shumta, por në të gjitha sëmundjet infermieria është garda e parë mbrojtëse duke premtuar se angazhimi është i përbashkët që shëndetësia primare të ecë edhe më fuqishëm përpara në ndihmë të qytetarëve që kanë nevojën e kujdesit shëndetësor, përfundoi Milazimi, duke thënë se infermierët janë ata që edhe shpëtojnë jetën e njeriut.

Ndërsa Afërdita Këqiku, infermiere kryesore e shëndetit primarë në Gjilan, tha se mjekësisë familjare i jepet kuptimi kur është angazhimi i përbashkët i të gjithë neve për një shëndet të mirë të të gjithë qytetarëve.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe ish drejtoreshë e QKMF-së në Gjilan, Salihe Mustafa e cila në urimin e saj për këtë ditë të rëndësishme të infermierisë nënvizoi se hallkat e shëndetësisë duhet të funksionojnë dhe gjithçka ecë mirë në shëndetin primarë të Gjilanit, duke theksuar rolin e rëndësishëm të infermierëve në shërbimet e dhëna shëndetësore./rajonipress/