Eko Higjiena

Infektologu Vela: Moshat e reja më të prekurit nga virusi, pozitive ngritja e numrit të testimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Infektologu Driton Vela në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se aktualisht rezultatet e menaxhimit të pandemisë mund të konsiderohen të suksesshme.

Tutje, ai tha se derisa nuk tejkalohet piku i rasteve të reja nuk mund të ketë qetësi në popullatë.

Infektologu, Vela theksoi se moshat më të atakuara janë ata të cilët nuk janë të vaksinuar domethënë moshat e reja.“Aktualisht parametrat e pandemisë janë nën kontroll dhe në këtë kontekst mund të them që rezultatet e menaxhimit mund të konsiderohen të suksesshme. Këtë po e bazoj në shkallën e rritjes së numrit të hospitalizimeve dhe trendin javor të fataliteteve. Domethënë shifrat janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shifrat që i kemi parë gjatë valës Delta. Së fundi është vërejtur edhe ngadalësim në shkallën e numrit të rritjes së rasteve të reja, prandaj duhet të shohim nëse do të vazhdojë kjo situatë.

Uji Dea

Mirëpo derisa nuk e tejkalojmë këtë pikun e rasteve të reja nuk mund të qëndrojmë të qetë. Moshat më të atakuara janë ata të cilët nuk janë të vaksinuar domethënë moshat e reja. Ndërsa sa i përket testimeve nëse krahasojmë me periudhën paraprake kemi ngritje për nga numri i testimeve”, tha Vela.

Megjithatë, Vela shtoi se numri i rritjes së rasteve të reja ka ndodhur 7 ditë pas marrjes së masave.“Masat janë ndërmarrë në periudhën kur ende nuk kemi pasur përhapje ekstremisht të madhe dhe sistemi nuk ka qenë tepër i ngarkuar. Zakonisht efektet e para të masave vërehen një javë pas ndërmarrjes së tyre. Thyerja e lakores e cila tregon numrin e rritjes së rasteve të reja ka ndodhur 7 ditë pas marrjes së masave”, ka thënë Vela.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.